Live

Sindikata e shqetësuar për policët e bllokuar në veri

22:21 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngritur shqetësimin se policët e Kosovës që nëntë ditë kanë mbetur të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë, atje ku janë vendosur barrikadat nga grupet kriminale serbe.

Për këtë ka folur në studio gjatë lajmeve qendrore në RTK Imer Zeqiri nga kjo Sindikatë.

Ai ka thënë se shqetësimi i tyre dhe i menaxhmentit policor për kolegët atje është jashtëzakonisht i madh, duke shtuar se në këto rrethana ata e kanë të rrezikuar shëndetin dhe jetën, për shkak të kushteve të krijuara në këto rrethana, por edhe për shkak të ambientit në të cilin qëndrojnë ata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...