Live

​Konstituohet Komisioni parlamentar për vettingun, Dimal Basha s’ndahet i kënaqur

11:04 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot (e martë) është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, apo i njohur si procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë. Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me planin e veprimit të Komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Kujtim Shala derisa shpalosi hapat qe duhet ndërmarrë theksoi se për planin e punës duhet të presin një draft nga administrata dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se për këtë proces duhet bashkëpunim me qeverinë, presidencën dhe institucionet e drejtësisë.

“Pas adaptimit të teksteve te amendamenteve qe propozojmë ne dhe qe besoj se aty nuk kemi shumë punë se paku 30 deputetë të Kuvendit mund të propozojnë amendamente kushtetuese që i dorëzohen Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit në seancën e radhës e njofton Kuvendin me propozimet dhe kryetari i Kuvendi jo më vone se 7 ditë nga seanca ia dorëzon Gjykatës Kushtetuese ndryshimet kushtetuese të propozuara pas marrjes së vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, Komisioni për Legjislacion brenda 5 ditëve i miraton dhe i dërgon për seancë propozimet. Amendamentet miratohen me 2/3 përfshirë edhe komunitetet jo shumicë. Ndryshimet e kushtetutës hyjnë në fuqi pas miratimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Adnan Rrustemi nga LVV shprehu gatishmërinë dhe konsensusin për këtë proces me qëllim për t’i dhënë vendit një sistem efikas të drejtësisë.

Blerta Deliu nga PDK tha se kanë kërkuar qe një proces kaq i rëndësishëm t’i kthehet Kuvendit për atë qe ka kërkuar Venecia.

Derisa shprehu mbështetjen Deliu-Kodra tha se do të japin kontributin e tyre si parti për punë efikase për këtë proces të cilin e ka kërkuar edhe PDK.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica tha se për procesin e vettingut nuk ka kohë për të humbur, por që krahas punës në komision duhet që politika të kërkojë një formë për të siguruar votën e Listës Serbe qe nevojitet për miratimin me 2/3 të ndryshimeve kushtetuese për procesin e vettingut.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Dimal Basha nuk u pajtua me emërtimin e këtij komisioni.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...