Live

Aksidenti në Elbasan identifikohet viktima, plagosen burrë dhe grua dhe djali i tyre

11:15 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Besnik Samurri është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një makinë tip “Benz” ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Misir Maloku, gruaja Blerta Maloku dhe djali i tij Fatjon Maloku, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën .

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...