Pas shumë ankesave dhe protestave të punonjësve të Pallatit të Drejtësisë për mungesë të theksuar të oksigjenit në këtë ambient, ka filluar puna për hapjen e dritareve.
Nga fotot e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, shihen skelet e vendosura në objektin e Pallatit të Drejtësisë me qëllim që të mundësohet hapja e dritareve.
Deri tek vendim për hapjen e dritareve ka ardhur pas shumë telasheve shëndetësore të punonjësve në këtë objekt të shkaktuar nga mungesa e ajrit dhe pas disa protestave e bojkotimit të punës.
Si pasojë e mungesës oksigjenit dhe problemeve shëndetësore të shfaqura tek stafi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë tash e disa kohë, ata po i realizojnë aktivitetet e punës me orar të shkurtuar nga 08:00 deri në 12:00.
Ndërsa, gjatë verës punëtorët kanë deklaruar se temperaturat brenda ambienteve të tyre të punës kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius.
Probleme me mungesë të oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë ka pasur qysh prej nisjes së punës në këtë objekt.