Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, sot ka bërë të ditur se ka pasur një diskutim të shkëlqyer me udhëheqësit e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me ambasadorët e Kosovës, në Konferencën së Ambasadorëve.
Ai ka potencuar se kanë ndarë përvojat në punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare, si dhe ka theksuar se ka ripërsëritur vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik të Kosovës.