Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premtën do bëjë adresimin e tij me publikun, për t’u raportuar specifikisht qytetarëve të kësaj komune, mbi punën e tij dhe të arriturat gjatë këtij viti.
Në një njoftim të lëshuar, ftohen të gjithë qytetarët e Drenasit, që të marrin pjesë në këtë takim, përcjell klankosova.tv.
”Të premten kryetari Lladrovci raporton para qytetarëve për punën një vjeçare
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten me datë 23.12.2022 duke filluar nga ora 14:00 mban tubimin me publikun për të raportuar për punën një vjeçare, ndaj ftoheni të merrni pjesë ne këtë takim.
Ju mirëpresim!”