Live

Shoshi: Asnjë zyrtarë publikë sot nuk ka mundësi që ta dijë se cila është paga e tyre

13:33 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot asnjë zyrtarë publikë nuk ka mundësi që ta dijë se cila do të jetë paga e tyre mujore.

Ajo shprehet se “në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, neni 9, ka përcaktuar se ‘vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit’ e koeficienteve nuk kanë vlerë fikse monetare dhe mungojnë indikatorët të caktuar mbi bazën e të cilëve, të paktën, do të mund të supozohej vlera e koeficientit”.

Rrjedhimisht, sipas saj, zyrtarët publikë kanë obligime personale e familjare, e me këtë projektligj nuk mund të kenë parashikueshmëri të shumës së pagës së tyre.

Kështu, deputetja opozitare theksoi se “kemi mungesë të respektimit të parimit të sigurisë juridike”.

“Vlera monetare e koeficientit duhet të jetë fikse n e të përcaktohet me këtë Projektligj dhe e cila mund të ngritet përmes Ligjit për Buxhet por ASSESI në ASNJË mënyrë të ULET”, përfundoi ajo në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...