Live

Zemaj kërkon shkrimin e dënimin e personave të përfshirë në rastin në Spitalin e Pejës

13:39 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën në rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”.

“Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”.

“Përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”.

“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...