Live

Elezi: Shemsi Syla ka në kontroll AKI- në

15:05 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të mërkurën mbeti pa kryeinspektor. Kjo për faktin se Burim Ramadani dha dorëheqje nga ky post.

Në vend të tij është emëruar, Kujtim Shala. Këtë emërim e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti.

Dyshime se Burim Ramadani është detyruar të dorëhiqet, ka dhënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

Në një prononcim për Insajderin, Elezi ka deklaruar se në bazë të informatave që ai posedon, Burim Ramadanit i është kërkuar të zgjedh në mes dorëheqjes dhe shkarkimit.

Kemi informacione që i është kërkuar të jap dorëheqje ose do të shkarkohej. Si kompromis, secili zgjedh dorëheqjen sepse shkarkimi është çështje më e rëndë në aspektin juridik. Andaj edhe Ramadani ka zgjedhur të dorëhiqet”, ka thënë ai.

Elezi pretendon se emrimi i Kujtim Shalë në këtë pozitë është partiak.

Agjencia Kosovare për Intelegjencë me e përkthy shqip, është komplet në kontroll të zëvendësministrit të mbrojtjes Shemsi Syla, i cili, ka lidhje të largët familjare, me Petrit Ajetin, shef i stafit të ish-ministrit të mbrojtjës, Agim Çeku. Tash, Petrit Ajeti ka insistuar te shoku i tij njëherësh zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla, që në krye të Inspektoriatit ta vendos mikun e tij, Kujtim Shalën”, deklaroi Elezi.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo lëvizje në kohën kur gjendja në Veri të vendit është e rënduar, nuk duhej të ndodhte dhe se duhej të shtyhej të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ligji e parasheh që Inspektori i Përgjithshëm i AKI- së t’i raportojë kryeministrit dhe të paktën çdo gjashtë muaj Komisionit Mbikqyrës Parlamentar.

Ka mandat katërvjeçar që mund të zgjatet edhe për katër vite të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...