Live

Deputeti i VV-së: Ligji i Pagave hynë në fuqi në shkurt

15:38 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Projektligji i Pagave është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Për këtë Ligj kanë votuar 63 deputet me votën e tyre pro, deputetë të mazhorancës.

Kryetari i kuvendit, Galuk Konjufca, ishte i vetmi që abstenoi për Projektligjin për Pagat.

Ndërsa opozita nuk morri pjesë fare në votim pas vërejtjeve që i pati lidhur me koeficientin.

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, pas votimit u lajmërua me një status në Facebook ku shkroi se Projektligji tashmë i miratuar hyn në fuqi në shkurt të 2023.

“Me 63 vota PRO kaluam Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë në lexim të dytë. Ligji hynë në fuqi nga muaji shkurt”, ka shkruar deputeti i LVV-së.

Edhe kryetari Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal dhe Media, Valon Ramadani përshëndeti votimin e Projektligjit për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë.

Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publik kaloi në kuvend me procedura të përshpejtuara me kërkesë të Grupit Parlametar të LVV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...