Live

“Langua i Kadri Veselit”, Rrahman Jasharaj paditë për shpifje analistin e afërt me Vetëvendosjen

18:37 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vendosur të mos qëndroi indiferent ndaj shpifjeve që iu kanë bërë gjatë kohës sa sektori i arsimit ishte në grevë.

Ai ka paditur për shpifje edhe fyerje analistin Yll Hoxha, i cili në muajin shtator, në Emisionin Debat Plus, kishte thënë se Jasharaj është “lagua i Kadri Veselit”.

Avokati SBAShK-ut, Xhevdet Smakiqi, ka vlerësuar se me këtë rast Jasharajt i është bërë një dëmtim i rëndë.

Gjithashtu, avokati Smakiqi bashkë me padinë ka kërkuar nga gjykata edhe masën e sigurisë që deri në shqyrtim përfundimtar të padisë t`i ndalohet Yll Hoxhës dhe Ermal Pandurit të ia përmendin emrin Rrahman Jasharajt.

Sipas Smakiqi, kjo masë e sigurisë është e ligjshme për faktin së të paditurit janë “live” në gati çdo natë në RTV-Dukagjini

Në padinë që e ka parë gazeta Nacionale, Jasharaj ka paditur edhe autorin e emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri.

I dëmtuari i kishte kërkuar me shkrim Ylli Hoxhës që të kërkoj falje publike për të shmangur padinë, por ky i fundit kishte refuzuar.

“Paditësi konsideron se fyerja dhe shpifja ndaj tij është shkaktuar nga panelisti i RTV Dukagjinit në përmbajtjen e të cilave me dashje dhe vetëdije të plotë ka përhapur të dhënë dhe informata të pavërteta në publik, ku për pasoj është dëmtuar rënë integriteti personal, profesional e familjar i paditësit, si aktivist dhe veteran i arsimit mbi 30 vite”, thuhet në padi.

Me tej, në padi thuhet se demi që i është shkaktuar Jasharajt nga kjo fyerje është i parikuperueshëm.

“Duke pasur parasysh se paditësi njihet jo vetëm nga komuniteti i mësimdhënësve, por kudo në Kosovë dhe boten shqiptare, me shpifjet dhe fyerjet e shkaktuara nga panelisti i Radiotelevizionit Dukagjinit, i padituri Yll Hoxha, paditësit, tash palë e dëmtuar, i janë shkaktuar pasoja të mëdha dhe i është dëmtuar rëndë e parikuperueshëm imazhi, emri dhe autoriteti në komunitetin e mësimdhënësve, por përball publikut dhe me gjerë”, thuhet në padi.

Pasojat e shpifjes
Në padi, avokati i Xhevdet Smakiqi ka paraqitur edhe dëmet që i janë shkatuar klientit të tij.

Sipas këtij dokumenti, kjo fyerje e ka ekspozuar Jasharajn para shumë kërcënimeve.

“Paditësi konsideron se me kryerjen e shpifjes dhe fyerjes ndaj tij, që janë dy apo më shumë persona, pra nga shikimet live dhe në yotube vërtetohet se përhapja e shpifjes dhe fyerjes nga ana e panelistit Yll Hoxha në bashkëveprim, apo për mos parandalim, apo ndalim nga Ermal Panduri, këtë fyerje dhe shpifje e kanë parë mjera shikues, mijëra ndjekës në Facebook”, është thënë në padi, duke shtuar se kjo ka nxitur një valë të re të fyerjeve.

“Përmes nxitjes së shpifjes dhe fyerjes, paditësi me fajin e të paditureve i është nënshtruar një presioni të madh të pa parë denigrues, nënçmues, por edhe u kërcënua. Kjo krejtësisht për fajin e shkaktimit të shpifjes dhe fyerjes së qëllimshme të Yll Hoxhës dhe mundësisë që ia ka ofruar moderatori i emisionit të Debat Plus, Ermal Panduri”, është thënë në padi.

Gjithashtu, si provë i është ofruar gjykatës koha e emisionit, ku pretendohet se ka ndodhur fyerja.

“Paditësi konsideron se panelisti Yll Hoxha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini me titullin ‘Shtatori i grevave’ të datës 01, shator 2022 në minutën e 16 të emisionit e ka fyer kryetarin e SBASHK-ut, duke e quajtur ‘langue të Kadri Veselit”, është thënë në padi.

Kreu i SBAShK-ut gjatë kohës se grevës në sektorin e arsimit i është nënshtruar një mori fyerjesh e persekutimesh nga përkrahësit e Qeverisë Kurti.

Madje, ai ishte fyer edhe nga deputet të LV-së e njerëz të Qeverisë.

Ndër fyerjet me të ulta ishte ajo e Elvis Hoxha, ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, i cili kishte thënë se Jasharaj ka qenë anëtarë i partisë serbe.

Me pas, Hoxhaj ka kërkuar falje për këtë shpifje, duke thënë se për deklaratën e tij, “u bazua” në lajmet që u shpërndanë në media.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërdarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike”, kishte shkruar Hoxha.

Si pasojë e këtyre shpifjeve, Jasharajt ishte penguar edhe gjatë grevës nga Musli Rexhepi. Ky i fundit, është shpallur fajtor me datën 05.12.2022 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...