Live

Ministri Sveçla: Nëse s’hiqen barrikadat, kemi kapacitete për t’i larguar vet

18:57 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka mbajtur konferencë për media në lidhje me situatën në veri.

Ai tha se ngjarjet e fundit kanë shqetësuar shumë qytetarët dhe se barrikadat janë organizuar nga grupe kriminale.

“Thirrja përkon me zhvillimet e javës së fundit në katër komunat veriore. Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit kanë shqetësuar edhe më shumë qytetarët. Barrikadat janë praktikë e njohur, janë organizuar nga grupe kriminale të armatosura dhe po mbahen nga qytetarët që janë të kërcënuar nga Beogradi”, tha ai.

“Barrikadat kanë humbur arsyen me të cilën ata i patën ngritur, arsyet të cilat në asnjë moment s’kanë qendruar. Ato nisën pas arrestimit të ish-zyrtarit policor Pantiq por rreth barrikadave po njoftohemi çdo ditë për kërkesa të reja nga Beogradi. Kërkohet lirimi i Pantiqit, që është i papranueshëm”, tha ai.

Ai tha se nëse barrikadat nuk largohen, Policia ka kapacitetet për t’i hequr vet ato.

“Po presim që sa më shpejtë ato të largohen. Në qoftë se nuk ndodhë, ne kemi kapacitetet për ta bërë vet. Situata në terren po e shton frikën. Serbia po përdor propagandë masive të mbështetur edhe nga grupe e individë brenda Kosovës”, shtoi Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...