Live

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit

21:27 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në Kuvendin e Serbisë është kërkuara që diasporës kosovare t’i ndalohet hyrja në Serbi në prag të festave të fundvitit

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që vijnë nga diaspora për festat e fundvitit, pasi sipas tij, kosovarët e përdorin Serbinë si rrugë për të shkuar në Kosovë.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht ka bërë thirrje për reciprocitet kur merr vendime të paarsyeshme, pse shteti i Serbisë, sipas të njëjtit sistem, të mos bëjë reciprocitet në lidhje me lëvizjen e shqiptarëve në Serbi dhe hyrjen e tyre nga Serbia në territorin e Kosovës?”, ka thënë Ristiq.

“Tani, në prag të Vitit të Ri, kur një numër i madh i shqiptarëve po vijnë në Kosovë, pse Serbia nuk i ndalon? Unë nuk jam mbrojtës i kufizimit të lirisë së lëvizjes, por qasjes fashiste të Kurtit duhet t’i përgjigjet në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Ristiq në Kuvendin e Serbisë, raporton media serbe N1.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet për shkak të situatës në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...