Live

Haziri: Me gjendjen e tashme ne veri, Kosova është në pozitë të pafavorshme negociuese me Serbinë

23:09 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri rikujtoi se partia e tij gjithmonë ka besuar se çështjet e hapura mbyllen vetëm me dialog.

“Vetëm dialogu mund ta zgjidh problemin. Jo policia. Dialogu është arma më e fuqishme. Me dialog ne i mundim dhe e rrëzojmë çdo arsyetim të tyre. Nuk kemi nevojë për t’i ikur dialogut e për ta përdorë policinë. Policia përdoret vetëm kur të dështojnë të gjitha mekanizmat e tjerë shtetëror”, kështu tha Haziri.

Të gjithë e dinë në Prishtinë se lojaliteti nuk blihet në Mitrovicë të Veriut, pohoi me tutje Haziri duke shtuar se lojaliteti fitohet ngadalshëm.

“Nuk mundesh me thanë se nuk është bërë asgjë deri më tash sepse atje serbët kanë pranuar të veshin uniformën e policit, pranuan të bëhen gjyqtarë e prokurorë, e kanë kaluar edhe procesin e verifkimit, janë trajtuar nga institucionet tona e ndërkombëtare. Ky është një proces që duhet me fitu besimin e jo me thanë pas dhjetë vjetësh sa janë lojal”, vijoi kritikat nënkryetari i LDK-së ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Çka ka për të humbur një serb në Zveçan kur i thuhet, unë kam me ta konfisku veturën, edhe Serbia i thotë unë kam me ta’ djeg veturën. Ai në te dy anët është i humbur. Kështu që serbët kanë zgjedhur natyrshëm me qendru me popullatën e vet”, theksoi Haziri.

“Negociatat për herë të parë janë nën kërcënimet e kushteve ndaj Kosovës. Veselinoviqi dhe Radoiçiqi e kontrollojnë sot veriun nën kontrollin Listës Serbe, që është konglomerat i të gjitha partive politike në Kosovë. Nuk është vetëm SLS. Deputetët serb që u zëvendësuan tash në Kuvendin e Kosovës janë nga partia e Daçiqit, tash u dyfyshy prezenca e SLS në Kuvend”, tha Haziri duke vlerësuar se pozicioni i tashëm negociator i Kosovës në raport me Serbinë në kuadrin e marrëveshjes finale është i pafavorshëm./Kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...