Live

Shërbëtorët e Serbisë, urrejtjen ndaj UÇK e kanë detyrë, urrejtjen ndaj lirisë e ka qëllim!

17:21 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shkruan: Hisen Berisha

Sot, dua të ngreh një shqetësimin timin për një zhvillim pseudoakadmik, i cili është bëre një dukuri në diskursin publik në Kosovë, i nxitur edhe nga doktrina politikbërëse e kësaj qeverie, një doktrine me mendësi bolshevike, ku viti zero fillon me ta dhe çdo zhvillim dhe të arritur nga paraardhësit e tyre duhet të luftohet, të demonizohet dhe të mohohet e zhbëhet ekzistenca e tyre.

Shqetësimin tim e ngreh kundër shërbëtorëve të Serbisë, që urrejtjen ndaj UÇK e kanë detyrë, e urrejtjen ndaj lirisë e ka qëllim.

E kam fjalën për drejtuesin e ASHA të Kosovës, Akademikun Mehmet Kraja, i cili këto ditë u shfaq në opinion me analizën e tij autoriale, të cilën e përfundova së lexuari e analizuari në kontekst. Në atë dokument të shkruara në stilin e vjetër raportues të udbashëve jugosllav, ku shpërfaqte injorancën jo vetëm të tijen por edhe të një pjese të “elitës” intelektuale të Kosovës, me urrejtjen patologjike që këta njerëz kanë për UÇK-në dhe luftën për çlirim, për UÇK-në, kësaj mrekullie që i ndodhi Kosovës dhe popullit shqiptar në fundshekullin e kaluar.

Analiza made in UDB/KOS e Mehmet Krajës, shkon deri aty sa një kauzë të rreme të politikës ditore të vitit 2017-2019, e dëgjuar edhe si slogani “thikat mbi harta” e merr dhe e shtjellon si një “fakt historik shkencor” duke e atakuar ish presidentin Thaçi, si ish lider i UÇK-së, e që në fakt si intencë e ka luftimin dhe demonizimin e UÇK-së si vlerë!

Në pseudo analizën: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor” tenton ti jep pikërisht liderit politik të UÇK, presidentit Thaçi Epitetin “ndarës i Kosovës”. Njeriut që ishte në krye të proceseve, me luftë, diplomaci e politikë “të jetësimit të ëndrrës për ta bëre shtet Kosovën”.

Kur ka dialog ka edhe ide, keqpërdorimi i një deklarate nga agjitatoret e Serbisë, të ish Këshilltarit për siguri kombëtare të Presidentit Amerikan, z. Bollton, i cili pati deklaruar se “në bisedime kanë dalë ide edhe për shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë” por doli se këto ide kurrë nuk u përfillen as nuk u bënë pjesë e dialogut.

Asgjë që e dëmton Kosovën nuk u pranua nga z. Thaçi, edhe pse qeveria aktuale hallakati me gjet dokumente për “thika mbi harta”, për “bisedime sekrete”, pseudofakte që kishin dal nga lloj lloj propagande për të akuzuar Presidentin Thaçi si bartës i proceseve luftarake, diplomatike e politike.

Kjo çka po ndodh sot, është se qeveria aktuale dhe Serbia, ka aktivizuar bashkëpunëtorët e Serbisë, si Akademikun Kraja, për ta çorientuar opinionin nga bisedimet sekrete, që po bënë qeveria me Serbin, nga marrëveshjet e këqija që është duke i nënshkruar dhe nga veprimet e papërgjegjshme, që është duke i bëre me sovranitetin e vendit në Veri, me kushtëzimet e reja me targa e barrikada, kudnapimit të deshmitarëve të mbrojtur të rasteve kriminale në Veri, nga kriminel të identifikuar e adresuar por që nuk urdhërohet arrestimi i tyre.

Ndaj, kërkoj nga prokuroria të hap rast për të gjitha këto shpifje publike nga një institucion që ka dështuar në mision, pa arritur as ti arsyetojnë pagat e majme që i marrin me vendimin e vet ish presidentit Thaçi, për të mos bërë asgjë, për më keq duke i bërë dëm vendit.

Kërkoj që zoti Kraja të shkarkohet nga posti i kryetarit të Akademisë së Shkencave! Si dhe kërkoj që sa më shpejt të bëhet Ligji i lusracionit, që jo gjithsekush të infiltrohet në institucionet e shtetit në pozitat vendimmarrëse.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...