Live

Mesazhi për Krishtlindjen nga Cakolli: Duajeni njëri tjetrin, bëhuni më shumë kërkues nga perëndia

23:11 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore në Kosovë Fehmi Cakolli, me rastin e Krishtlindjes, njëra nga festat kjo më e rendësishme e besimit të krishter, në një intervistë dhënë për gazetarin Ridvan Berisha në kuadër të emisionit Debat, shpjegoi rëndësinë që ka kjo festë në mbarë botën.

“Ashtu sikurse popupilli i Izraelit që po e priste Mesian për shpëtim, njëjtë edhe ne e presim për një lloj ndërhyrje nga qielli për shpresën tonë. Nëse ne jemi kërkues atëherë duhet dy palë për ta ndryshuar gjendjen, për të krijuar shpresën, jo vetëm pala qiellore por edhe ne vet përmes predikimeve biblike”, pohoi pastori Cakolli.

Duke e ndërlidhur këtë festë të bekuar nga perëndia me realitetin e sotëm në botë, Cakolli tha se trazirat e sotme janë paralajmëruar edhe në shkrimet e shenjta.

“E para gjë është që edhe vet shkrimet e shenjta na paralajmërojnë se do të ketë trazira, ka shenja. Po i jetojmë ato. Ne duhet të dimë se ku jemi dhe se çfarë po ndodhë sot në botë. E vërteta është që edhe në parashikimet biblike paralajmërohen situatat e vështira, prandaj edhe liderët duhet të jenë të vëmëndshëm. Njëri nga bijtë e Jakobit, tha se duhet të jetoni më kohën”, pohoi Cakolli. 

Cakolli: Një vend ku nuk krijon shpresën, dinjitetin, respektin e plakut, këtë ne e quajmë dhe e përjetojmë si mallkim

“Ligjërimet biblike janë të rëndësishme për realitetin tonë kosovar. Këto ligjërime kanë ndryshuar sot nëse e krahasojmë më kohën e para 200 vjetësh. Njerëzit sot nuk po arrijnë të kapin kënaqësinë, sot njerëzit kanë probleme, kanë boshllëk, vetëm perëndia mund t’ua përmbushë këtë”, është shprehur i bindur kryepastori Pacolli duke iu referuar rëndësisë që ka lidhja me perëndine e njerëzve që të jetojnë me dashuri e paqe me njëri tjetrin.

Pikërisht për këtë, duke e kontekstualizuar këtë festë, mesazhet kryesore që i jep Krishtlindja, ai i shpreh se gjendja më e dhimshme sot është se “kemi braktisje të vendit nga të rinjtë, nga familjarët, njerëzit që kanë profesione. Kjo për neve protestantët është si ta fikësh një dritë. Një vend ku nuk krijon shpresën, dinjitetin, respektin e plakut, këtë ne e quajmë dhe e përjetojmë si mallkim. Kosova në realitetin e sotëm po mallkohet, kështu ne e përjetojmë. Kjo është e papranueshme që prindërit të plaken e të mbeten të vetmuar”, theksoi Cakolli. 

Duke e kujtuar me focus të veçantë angazhimin e kishave protestantë pastori Cakolli tha se roli I tyre ka qenë dhe është në mbështetje të grupeve që nuk arrijnë dot të ketë qasje në jetën kulturore e ekonomike për një jetë të dinjitetshme e të barabartë.

“Ne jemi duke e dhënë kujdesin aty ku mundemi. Ndihmat e ndryshme që na vijnë nga vendet si motra, nga kishat si motra, përshembull ne kemi të dhëna statistikore, ku thuhet se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë. Vetëm 200 prej tyre kanë pranuar ndihmën e shtetit. Ne çka po bëjmë është se, jemi duke u kujdesuar për gati 200 persona me kishat e tjera për t’i ndihmuar gratë në ngritjen e bizneseve. Problem tjetër janë edhe pleqtë, kujdesi ndaj tyre. Motivimi ynë që ne veprojmë nuk është suksesi individual, bazohemi në doktrinën e perëndisë, ku thotë me duaj mua  me gjithë zemër, mendje e shpirt, dhe me gjithë forcat e tua, për ta dashtë të afërmin tënd sikrse vetën. Ne nisemi nga postulati i perendisë, neve n’a ka trajtuar mirë perëndia, neve n’a ka çliruar dhe në këtë mënyrë me dashuri duhet të sjellemi mirë edhe më të tjerët. Njerëzit mund të kenë çdo gjë, të gjitha këto i harrojmë, por një gjë nuk mund ta harrojnë, dashurinë dhe solidaritetin në rrethanat e vështira”, vijoi më tutje Cakolli duke ndarë kështu pjesë edhe nga mesazhet që I dërgon perëndia përmes Krishtlindjes. 

“Janë dy zhvillime në botë dhe studiusit më të mëdhenj kanë bërë një prerje, duke e quajtur lobin verior dhe jugor. Ajo që po quhet është se në lobin verior ka një braktisje të madhe të fesë. Vendet evropiane për shkak të zhvillimit, emancipimit, këtu po ndodh lëshimi i besimit. Por jugu është duke vluar për të mirë, jugu është duke iu kthyër fesë, psh, Kina, India, Irani. Ka aq lajme fantastike për botën për të njohur Krishtin dhe Ungjillin dhe jam i impresionuar”, u përgjigj kryepastori në pyëtjen nëse është gjë e mirë sot braktosja e besimeve nga njerëzit. 

Por, në Kosovë sipas tij ka pasur një lloj vazhdimësie. 

“Këtu besimet nuk kanë qenë të ndaluara, zhvillimi ekonomik nuk ka qenë aq i madh sa që të ndryshoj kontekstin kulturor. Besoj se njerëzit më së shumti kanë nevojë që ata me qenë kërkues, ne jemi udhëzues, njerëzit duhet me qenë kërkues. Klerikët protestantë janë shumë kundër ngritjes së kultit të indivdit. Në zemrën tonë është një Ungjill dhe këtë duhet ta njohin njerëzit, kjo është zgjedhje e njerëzve”, tha Cakolli.  

Në intervistën për kosovalive, ai shprehu shqetësimin për mungesën e Ligjit për Liritë Fetare. 

“Është njëra nga temat ku Kosova ka pasur ngecjen më të madhe. Ligji për Liritë Fetare sipas pakos se Ahtisarit është ligj vital. Është i vetmi ligj që nuk është kryer për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Ky ligj varet nga vullneti politik por arsye e shtyerjes janë edhe disa bashkësi fetare që ishin kundër njëra tjetrës. Tash e kishim një debat me kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, ambasadorët e huaj. Si Kishë Protestante në mendojnë se ky ligj është vonuar shumë. Nuk kemi nevojë të jemi kurrë pengesë për bashkësitë e reja fetare. Kuvendi nuk mund te veproj ne rastin e ligjit për liritë fetare sikurse që veproi me tre ligjet për formimin e ushtrisë së Kosovë. Kjo edhe mund të behët por nuk është urgjencë e njejtë, nuk po them se nuk është e rëndësishme”, nënvizoi Cakolli.

Në prag të kësaj festë të rëndësishme krishtere, kryepastori u përgjigj edhe për njerën prej temave mjaft të diskutueshme në mjedisin Kosovar,  Kodin Civil.

“Qëndrimi ynë është që secili njëri ka të drejtë të jetëoj jetën e vet ashtu si të dojë. Ne i qëndrojmë prapa mendimit tonë se bashkësia martesore përkufizohet, një burrë dhe një grua dhe ne nuk jemi për ndryshimin e kësaj skeme. Por, në anën tjetër shteti ka për detyrë se në çfarë forme duhet të mendoj për personat që nuk prezantojmë këtë vlerë. Shteti e ka për detyrë të bëj zgjidhjen jo t’i pyes bashkësitë fetare”, tha Cakolli.

“Për neve mesazhi kryesor është që Jezusi erdhi për të sjellë shpëtimin dhe gëzimin dhe rilindjen në secilin person, për të na bërë krijiesa të reja, për të na bërë persona të ri, persona të dashur dhe të transformuar. Uroj që vendi ynë të niset në këtë lloj transformimi, ishte mesazhi i kreut të Kishës Protestante Ungjillore në Kosovë Femi Cakolli, dedikuar qytetarëve me rastin e Krishtlindjes.  

Shpërndaje në

U Kopjua