Live

Në nëntor është braktisur një fëmijë në Kosovë

10:35 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për nëntor 2022, ndërsa bën të ditur se gjatë muajit raportues është braktisur një fëmijë.

Publikimi i ASK-së ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

Po ashtu për skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23 100 familje me gjithsej 91 263 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 922 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 578 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 240 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 802 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 284 përfitues.

Nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 074 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 252 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 516 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 849 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 758 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 276 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 693 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit nëntor 2022 është braktisur 1 fëmijë, bëhet e ditur në raportin e ASK-së. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...