Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli ka reaguar duke treguar arsyet e votimit të Gjykatës Speciale.
“Gjykata Speciale u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për hetimin e trafikimit të organeve të pretenduara nga raporti i Dick Martyt. Pasi që akuza per trafikim të organeve ka rënë, edhe mandati i Gjykatës Speciale duhet rishiku”, ka shkruar Bujar Cakolli në facebook.
Ai ka pohuar se kjo është e vërteta rreth formimit të Gjykatës Speciale, ndërsa, të tjerat janë trillime dhe shpifje./Kosovalive.net/
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Per krejt dashamirët e Gjykates Speciale dhe dashakqinjet e UÇK-se: gjykata speciale u votu nga deputetet e Kuvendit te Kosoves per hetimin e trafikimit te organeve te pretenduara nga raporti i Dick Martyt. Pasi qe akuza per trafikim te organeve ka rene, edhe mandati i gjykates speciale duhet rishiku.
Kjo eshte e verteta rreth formimit te Gjykates Speciale, te tjerat jane trillime dhe shpifje!