Live

Njihuni me 8 tradita të veçanta Krishtlindjesh

17:03 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Traditat e festave ndryshojnë edhe nga qyteti në qytet, jo vetëm nga shteti në shtet. Jo kudo hahet gjel dhe jo gjithkund dhuratat i sjell Babagjyshi.

Në Holandë s’ka slitë për Babagjyshin. Vjen me kalë të bardhë.

Në Norvegji fëmijët përgatisin tërshërë dhe e lënë jashtë që ta hajë një krijesë e vogël imagjinare e quajtur Jul Nisse.

Shtriga u sjell karamele fëmijëve çdo 6 janar në Itali.

Në Katalonjë, fëmijët e mbushin me gjëra të mira Tio de Nadal, një arush prej rrobe dhe pastaj e godasin me shkop për të marrë karamelet.

Në Poloni gatuhet krapi në vend të gjelit të detit.

Babagjyshi në Finland është një dhi.

Grekët ndezin zjarr dhe e mbajnë flakën ndezur për të mbajtur kaosin larg.

Vajzat suedeze vishen me të bardha, ndezin qirinj dhe parakalojnë të udhëhequra nga njëra prej tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...