Live

Është konstatuar shkencërisht: Kjo vitaminë ul rrezikun nga demenca

22:15 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Është e rëndësime për gjithë organizmin, por është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin e trurit

Shkencëtarët theksojnë që kjo vitaminë ndikon mirë në kujtesë dhe në uljen e rrezikut nga demenca – shumica e marrin për forcim imuniteti, por ndikon edhe në shëndetin e trurit!

E dimë që vitamina D luan një rol kryesor në ngritjen e humorit dhe në zbutjen e simptomave të depresionit.

Shkencëtarët kanë vendosur që të hulumtojnë këtë lidhje të dukshme të vitaminës D me sistemin nervor – me theks të veçantë në atë se si vitamina D ndikon në funksionet kognitive

Në një studim të ri të botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, shkencëtarët nga Universiteti Rush dhe Universiteti Tufts janë të parët që krahasojnë faktorët e rënies njohëse me përqendrimet e vitaminës D, jo vetëm në gjak, por edhe në tru.

Studimi ka treguar se vitamina D në tru në fakt mbështet shëndetin kognitiv.

Ata që kishin një përqendrim më të lartë të vitaminës D në tru kishin memorie më të mirë dhe e perceptonin më shpejt mjedisin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit me përqendrime më të larta kishin 25% deri në 33% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë ose dëmtim të lehtë kognitiv.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...