Live

Veton Berisha reagon ashpër pasi një vajzë e vogël kapet dhunshëm në prani të ministrit Pecit: “Tmerr”

18:19 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës ka reaguar pas daljes së pamjeve tmerruese ku shihet një vajzë e vogël afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa kapet dhunshëm nga një kamarier.

Berisha ka denoncuar sjelljen shpërfillëse të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në këtë rast.

Postimi i plotë:

Në prezenc të ministrit Faton Peci një vajzë e komunitetit jo-shumicë nxirret zvarrë nga një lokal

Si mundet të bëhet një gjest i tillë nga ana e kamarierit dhe ministri i qeverisë Kurti nuk e bën asnjë reagim dhe as që i bën përshtypje akti i shëmtuar!!!

Prej kujt pritet të kemi mbrojtje kur ndodhë kjo ngjarje para syve të atyre që kanë premtuar se komunitetet do të jetojnë dinjitetshëm!?

z. Faton Peci është kolegë i ministrit tonë z. Elbert Krasniqi i cili erdhi në përfaqësim duke mashtruar se ai do të ndryshoj gjendjen e komunitetit Egjiptian!?

Ja populli i dashur cili është ndryshimi!
Tmerrrrr..!
P.S. Ju lutem shumë JO komente ofenduese!
I shqetësuar
Vetoni

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...