Live

Peci e quan Pacollin politikan i Kremlinit, Olluri përmend votën e Pacolli në ditën kur Osmani u bë Presidente

21:02 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari, Parim Olluri ka reaguar pas postimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si sqarim për videon ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve duke u nxjerr me forcë nga një kamarier i një lokali, ku prezent ishte Peci.

Në këtë postim Peci ka ‘goditur’ kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke e quajtur politikan të Kremlinit, pasi që ky i fundit kishte reaguar rreth asaj video.

Për këtë gjë Olluri, ka postuar fotografinë e Presidentes, Vjosa Osmani dhe Behgjet Pacolli të bërë në ditën kur Osmani u bë presidente.

“Ani Faton Peci sot e kish lansu një rakete kundër Behgjet Pacollit. E kish etiketu si Politikan i Kremlinit. A është Pacolli qiky zotëria në foton e realizuar në ditën kur Vjosa u votua për presidente? Pati eskalu presidentja në një ditë të tërë lutje e përgjërime për votën e Pacollit”, ka shkruar Olluri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...