Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit të ushtarëve letonë të KFOR-it në rrugën rajonale Mitrovicë-Bërnjak, në Zubin Potok , të dielës e javë së kaluar.
Në raportin 24-orës të policisë thuhet se kjo ngjarje dyshohet që ka ndodhur nga persona të armatosur, dhe se nuk ka dëme materiale e as të lënduar.
Për këtë sulm kanë reaguar edhe Ministria letone e Mbrojtjes duke thënë se janë duke e hetuar rastin Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës me një deklaratë për media ka akuzuar se presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe grupet kriminale të organizuara nga ai në veri.
Ndërsa, sot Lista Serbe, ka deklaruar se dyshojnë që kryeministri Albin Kurti mund të organizojë sulme ndaj KFOR dhe EULEX, sipas tyre, ai me pas deklaron se këto janë kryer nga serbët