Dana White ka nënshkruar qindra, nëse jo mijëra, luftime gjatë kohës së tij si president i UFC-së, por një ndeshje e ëndrrave i shpëtoi promotorit veteran.
Manjati i arteve marciale të përziera ka qenë njeriu kyç i disa prej luftimeve më të mëdha në historinë e sportit për më shumë se 21 vjet.
Qoftë ndeshja mes Conor McGregor me Khabib Nurmagomedov ose lufta e parë për titull midis Georges St-Pierre dhe BJ Penn – White ka luajtur një rol të rëndësishëm në këto marrëveshje.
Mirëpo, pati një luftë që promotori veteran pranon se “nuk mund ta bënte” – pavarësisht përpjekjeve të tij më të mira.
White në një intervistë për SunSport deklaroi: “Mendoj se kam bërë çdo luftë që kam vendosur të bëj ndonjëherë. E vetmja luftë që nuk munda ta bëja ishte Fedor kundër Lesnar”.
“Kjo ishte lufta e vetme që nuk mund ta realizoja”.
Legjenda e arteve marciale të përziera Fedor, mjerisht, nuk e zbukuroi kurrë tetëkëndëshin – por nuk ishte për shkak të mungesës së përpjekjeve nga të dyja palët.
Negociatat për rusin – i cili do t’i japë fund karrierës së tij vezulluese në fillim të vitit të ardhshëm – për t’iu bashkuar UFC -së u zhvilluan në vitin 2009 dhe 2015.
Raundi i dytë i bisedimeve arriti në një fazë të avancuar, por një marrëveshje që Perandori i Fundit të luftonte në tetëkëndësh nuk u arrit kurrë.
Një përballje mes yllit aktual të Bellator Emelianenko – i cili ende konsiderohet nga shumë si më i miri në peshat e rënda të të gjitha kohërave – dhe Lesnar do të kishte thyer të gjitha rekordet.
Një përballje mes yllit aktual të Bellator Emelianenko – i cili ende konsiderohet nga shumë si më i miri në peshat e rënda të të gjitha kohërave – dhe Lesnar do të kishte thyer të gjitha rekordet.