Gazetari Idro Seferi e ka komentuar deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai tregoi se Vuçiqi në deklarimin e tij ka thënë se dyshon që Qeveria e Kosovës ka për qëllim që t’i dëbojë serbët nga veriu.
“Vuçiq deklaroi se është duke tentuar që të bëjë sa më shumë për ta ruajtur paqen dhe për të gjetur një marrëveshje kompromisi e cila sipas tij, duket larg arritjes për shkak se Kurti nuk duket si person i gatshëm për të dëgjuar qoftë ndonjë argument dhe shprehu frikën që pavarësisht edhe nëse gjendet zgjidhja për çështjen e barrikadave, sipas tij, Qeveria e Kosovës do ta krijojë një situatë të re e cila do të shfaqet muaj apo javë më vonë”.
“Vuçiq saktësoi se është duke biseduar në vazhdimësi me Lajçakun dhe Escobarin, më të cilët tha se është i gatshëm që të shkojë drejt ndonjë zgjidhje të kësaj situate, por gjithnjë duke shprehur dyshimet e tij që Kosova ka qëllime të tjera për dëbimin apo qoftë edhe vrasjen e serbëve në veri”.