Live

Pack-Grenellit: Ju jeni gënjeshtar

11:09 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Grenell, rreth situatës në veri.

Pack e quajti atë gënjeshtar.

Ajo tha se Grenell po e luan altoparlantin e Vuçiqit.

Ish-deputetja gjermane theksoi se serbët në veri po vuajnë shkaku i kërcënimeve nga shteti i Serbisë.

“Ju ende shpërndani lajme të rreme. Serbët që jetojnë në Mitrovicë po vuajnë nën kërcënimet dhe keqbërjet e Vuçiqit dhe Serbisë. Ata nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës. Ti luan altoparlantin e Vuçiqit. Ju jeni një gënjeshtar”, tha ajo.

Richard Grenell pati thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po vazhdon të ndërmarrë veprime të njëanshme në veri duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...