Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuara masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Manxhuka ka thënë se “ky aktlirim është akttradhëti”.
Manxhuka e ka shpërndarë deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti për Pantiqin, derisa ka shkruar se “Për kë punon kjo Gjykatë?!”.\
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.