Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e fton Qeverinë e Kosovës që vlera e koeficientit e paraparë të përcaktohet me Ligjin për ndarjet buxhetore të mos jetë më e ulët se 50 përqind e vlerës së Pagës Minimale e cila është 264.
“Ne jemi duke përcjellur me vëmendje të plotë çdo vendim i cili pritët të merret nga Qeveria lidhur me vlerën e koeficientit”.
“Duke respektuar punën dhe kujdesin ndaj pacientëve në vazhdimësi jemi përpjekur që t’i shmangim reagimet sindikale qoftë përmes protestës apo grevës, andaj duke pasur prioritet dialogun social ju bëjmë thirrje që kërkesa jonë të aprovohet në mënyrë që të evitohen veprimet e mundshme sindikale me thekës të veçantë në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.