Policia e Kosovës sot njoftoi se është hapur pika kufitare në Merdarë, pasi e njëjta u mbyll të mërkurën si pasojë e vendosje së barrikadave në anën serbe të kufirit.
Pas hapjes së Merdarës, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat.
Në tabelën më poshtë shihet se në Merdarë fluksi i personave në hyrje dhe dalje është 3-5 minuta.
Pavarësisht hapjes së Merdarës, Bërnjaku dhe Jarinja po vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave