Live

“Po, e kom rrehë valla”: Fjalët e para në gjykatë të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash

12:36 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka shqiptuar një muaj paraburgim N.A e dyshuar për vrasjen e kunatës së saj 67-vjeares në shtëpinë e saj në fshatin Kuk të Prizrenit.

Në seancën dëgjimore e dyshuara për veprën e rëndë ka pranuar se e ka rrahur tashmë të ndjerën, gruan e vëllait të saj.

Po e kam rrehj vallah… i dhashj ndihmë sa munda po aq munda. E kam grua të vëllait e që 26 vite e kam ruajtë dhe jam kujdes për të”- tha me lot në sy e moshuara, siç raporton Kallxo.

Ky medium ka marrë pjesë në seancën dëgjimore dhe prej atje përcjellin fjalët e të dyshuarës. Ajo raportohet të ketë thënë para trupit gjykues se jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Prokurori i rastit Metush Biraj deklaroi se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për masën e paraburgimit.

E mediat tashmë kanë nisur që të zbulojnë detaje të rënda për këtë rast.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së sigurisë të cilën e ka siguruar Dukagjini, përshkruhet e gjithë skena e këtij krimi të rëndë.

Sipas hetuesisë tashmë e ndjera ishte goditur me një dru të ahut dhe jo vetëm, në të gjitha pjesët e trupit. Goditje të tilla i kishin shkaktuar gjakderdhje në tru viktimës duke shkaktuar njëherit, edhe vdekjen e saj.

“Për shkak të dyshimit të bazuar, se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes motrën e bashkëshortit me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me dt.23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës Saime Domazeti, e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë të të pandehurës Nazire Abdyli, në fshatin Kuk-Komuna e Dragashit“, thuhet në dokumentin e siguruar.

Aty përshkruhen edhe detajet e tjera se si iu mor jeta të moshuares.

“...me një dru të ahut në gjatrësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë me gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa here viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi me datën 26.312.2022 rreth orës 05:30 minuta, vdes viktima, Saime Domazeti”, thuhet në dokument

Ndaj të dyshuares për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash, Gjykata Themelore në Prizren, ka shqiptuar një muaj paraburgim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...