Live

Hill: Jemi me fat që barrikadat po hiqen, duam zgjidhje politike për të qetësuar gjithçka në Kosovë

21:39 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, thotë se është i shqetësuar dhe se duan një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka në Kosovë.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë”.

“Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar,” tha Hill.

Hill për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës tha se e sheh si sinjal pozitiv dhe se u arrit pika ku ata që i kanë vendosur vetë po i heqin, shkruan Euronews Serbia.

Ai shton se e kupton shkallën e lartë të zhgënjimit në komunitetin serb në Kosovë dhe se mendon se e gjithë kjo me barrikada është pikërisht rezultat i atyre frustrimeve.

“Por ne po arrijmë në pikën ku ata që i vendosën tani duhet t’i heqin ato. Me njerëzit duhet të flitet dhe kjo është ajo që po ndodh,” tha Hill, duke shtuar se ai gjithmonë “ndiente se zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e mirë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur”.

“Dhe kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Kështu që unë mendoj se në këtë drejtim ne jemi shumë me fat që barrikadat po hiqen,” tha Hill.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...