Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci.
Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit!
Ai pohoi se pas luftës kanë filluar vrasjet politike për të ardhur në pushtet. Dhe disa nga ata janë tashmë në Hagë.
“Pas luftës për me ardh në pushtet kanë filluar vrasjet poltike, kanë vra, rreh, sharë. Kemi folur me emra dhe po dihet, dikush është në gjykatë atje ka shku atje. Sa i përket serbëve unë ta heku serbët kur kanë ardh, kanë ardh me tenka me bubullima na kemi ik. Por kur kemi mbet atu ne shqiptarët e bajshin çdo shtëpi që shkojshin si një burg mbas shtëpiave atu, hajt lidheni këtë se mka sha kur u kanë para lufte ose u kanë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpijun i Serbisë. Këto që janë bërë janë kanë gabime dhe këto gabime janë të rrezikshme dhe të vështira edhe për ata që i kanë be. Nëse ata nuk i kanë be kanë pas mundësi me i ndalë ose me i fol, por as nuk kanë fol kanë shkruar edhe komunikata”, pohoi ai. /Kosovalive.net/