Live

Bekim Haxhiu: Skandal, me buxhet të Kosovës blihen papuqe prodhim i Serbisë në Spitalin e Mitrovicës

13:38 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Publikimi i lajmit se me buxhetin e Kosovës janë blerë papuqe prodhim nga Serbia për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, ka nxitur reagime të shumta.

Këtë gjë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur skandal.

Sipas tij fushata për bojkotim të produkteve serbe nuk po respektohet nga qeveria e Kosovës derisa kjo e fundit kërkon nga qytetarët që ta respektojnë atë.

Kosovalive.net ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Luljeta Buçinca Zhubi, por nuk ka pranuar ndonjë përgjigjje rreth këtij tenderi afër 19 mijë euro për furnizim me uniforma për personelin shëndetësor të këtij spitali.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi.
Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.
Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.
Domosdoshmërisht shtrohet pyetja përse këto paisje nuk janë blerë në Kosovë, konkretisht në “Solid” të Suharekës, por në Serbi?!
Qeveritarët e sotëm sa ishin në opozitë i rrokullisnin kamionat me produkte serbe, ndërsa tani i blejnë ato nga buxheti i Kosovës.
Çfarë hipokrizie!
Mbi këtë kauzë fituan votë këta qeveritarë e që po del të ketë qenë farse dhe fallce, mashtrimi i radhës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...