Dy automjete luksoze janë djegur në një sallon tregtimi me mjete në Elbasan. Ndërkohë, zjarrfikësja ka ndërhyrë shpejt duke evitur disi pasojat e zjarrit. Sakaq, policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës.
Tashmë blutë po punojnë për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”, Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë /abcnews.al