Live

Pakistani kërkon nga ShBA-ja që t’i rifillojë bisedimet me talibanët

10:03 / 24 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i ka bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’i rifillojë bisedimet e paqes me talibanët afganë. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara e kanë për detyrë t’i ulin tensionet në rajonin e Kashmirit, në kufi me Indinë.

“Stabiliteti në Afganistan nënkupton stabilitet në Pakistan”, tha Khan të hënën në fillim të takimit me presidentin amerikan, i cili u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në anën tjetër, Trump-i tha se është qesharake që Shtetet e Bashkuara kanë luftuar në Afganistan për 18 vjet me radhë, por premtoi se do ta shqyrtojë rifillimin e bisedimeve me talibanët, duke thënë “Do të shohim”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i anuloi papritmas negociatat e paqes me militantët këtë muaj, pas zhvillimit të nëntë rundeve të bisedimeve mes përfaqësuesve amerikanë dhe talibanë në Katar.

Ndryshe, kryeministri pakistanez kërkoi nga presidenti amerikan që ta përdorë ndikimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund, siç tha ai, rrethimit të Kashmirit nga India.

Trump-i tha se ka vullnet të ndërmjetësojë mes Indisë dhe Pakistanit, nëse të dyve vendet do t’ia kërkonin një gjë të tillë. Ai tha: “Nëse mund të ndihmoj, do të më pëlqente ta bëja këtë”, shkruan “Free Europe”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...