Live

Covid-19, ekspertët të shqetësuar për variantin e ri, çfarë pritet këtë vit

20:02 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një variant i ri i Covid-it ka nisur të shqetësojë ekspertët e shëndetit.

Një profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër, Tim Spector, është shprehur se një variant Omicron ka gjasa të përhapet në masë gjatë vitit 2023.

Sipas tij, më shumë se 40% e rasteve të COVID në SHBA tani shkaktohen nga varianti XBB.1.5. Shkencëtari amerikan Eric Topol tha po ashtu se rritja e rasteve në mënyrë kaq të shpejtë kërkon marrjen e masave.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se XBB.1.5 është një version i Omicron XBB, i cili u zbulua për herë të parë në Indi në Gusht të 2022-it. XBB është përhapur në të paktën 70 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shkaktuar rritje të infeksionit në disa pjesë të Azisë, duke përfshirë Indinë dhe Singaporin.

Studimet kanë zbuluar se ky variant shkatërron antitrupat që shërbejnë kundër infeksioneve dhe ka aftësi të përhapet në mënyrë masive. Ende nuk është provuar se deri në ç’masë prek ky virus organizmin tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...