Një aksident ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre taksi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se i lënduar ka mbetur shoferi i taksisë.
“Rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident në rrugën ‘UÇK’ në mes dy automjeteve, deri më tani një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin në fjalë”, tha ai per Kp.