Live

Mijëra kurdë marrin pjesë në varrimin e tre kurdëve të vrarë në Paris

17:02 / 03 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mijëra kurdë nga Evropa kanë udhëtuar për në Paris që të marrin pjesë në funeralin politik të tre kurdëve të vrarë gjatë sulmit në muajin dhjetor. 

Autobusët u morën me qira për të sjellë njerëz nga e gjithë Franca dhe disa vende fqinje në ceremoninë në Villiers-le-Bel në veri të Parisit, thanë burimet lokale.

Thirrjet “Dëshmorët jetojnë përgjithmonë!” përshëndetën arkivolet të mbështjellura me flamujt e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe territorit të kontrolluar nga kurdët Rojava në Sirinë veriore.

Turma e madhe ndoqi funeralin në ekranet gjigante të ngritura në parkun e makinave, duke treguar arkivolet të rrethuar me kurora nën një portret të liderit të burgosur të PKK-së,Abdullah Ocalan.

Sulmuesi ksenofobik, William Malet, vrau dy burra dhe një grua në një sulm të armatosur më 23 dhjetor në qendrën e komunitetit kurf “Ahmet Kaya” në lagjen e 10-të të Parisit, raporton France24.

Viktimat e tij ishin Abdurrahman Kizil, këngëtar dhe refugjati politik Mir Perëer dhe Emine Kara, një udhëheqëse e Lëvizjes së Grave Kurde në Francë.

Malet, i arrestuar dhe i akuzuar zyrtarisht më 26 dhjetor, u tha hetuesve se kishte një urrejtje “patologjike” për të huajt dhe se donte “të vriste emigrantë”, thanë prokurorët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...