Rreth 2500 informacion personale të oficerëve të Departamentit të Policisë në Los Angeles dhe 17.500 aplikantëve të Los Angeles Police Department, thuhet se janë vjedhur nga nje person, I cili kishte arritur të ketë qasje tek LAPD në menyrë të paautorizuar.
“Departamenti ka mësuar për një shkelje të të dhënave që përfshinte disa nga informacionet në Programin e Aplikantëve dhe të departamentit të personelit,” raportoi NBCLA.
LAPD rekomandoi që keta 2500 oficerë dhe 17.500 aplikantë që ishin të prekur të monitorojnë raportet e tyre të llogarisë bankare, dhe të paraqesin një ankesë në Komisionin Federal të Tregtisë, tha NBCLA, por nuk shpjegoi se si ndodhi shkelja e të dhënave.
“Siguria e të dhënave është parësore në Departamentin e Policisë në Los Angeles, dhe ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë e kujtdo që është i lidhur me agjencinë tonë,” tha një zëdhënës i LAPD për NBCLA.