Live

Gruaja e Jakup Krasniqit mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

23:45 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, përfaqësuesit politik të UÇK-së, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social Facebook, Sevdije Krasniqi tha se mbështet nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...