Analisti serb Dusan Janjiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë i detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi nuk mund të dalë kundër të gjithëve.
“Ai është president, është politikan, do të luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Nuk do të shkojë kundër botës, kundër NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësi për Serbinë”, ka thënë Janjiq kur është pyetur nëse njohja e Kosovës nga Serbia mund të ndodh përderisa Vuçiq është në pushtet.
Janjiç u shpreh se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe realiteti është që Kosova është nën pushtetin e Prishtinës.
“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian dhe euroatlantik. Vuçiç është president, politikan, do luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur.
Ai nuk do të shkojë kundër botës, NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësitë për Serbinë”, u shpreh analisti serb për Euronews Albania.