Një stuhi ka goditur Kaliforninë veriore, ndërsa autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve, shkruan BBC.
Rajonet që janë goditur nga zjarret në të kaluarën ishin ndër vendet e para që iu tha të evakuoheshin për shkak të shqetësimeve për përmbytjet dhe rrëshqitje të dheut.
Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për stuhinë, e dyta që përmbyt shtetin brenda një jave. Parashikuesit thonë se ajo do të formohet në një “ciklon bombë”, që mund të jetë edhe vdekjeprurëse.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytjet dhe erëra të forta për të gjithë zonën e gjirit në Kaliforninë veriore, duke thënë se erërat priten të rrëzojnë pemët dhe të shkaktojnë ndërprerje të energjisë.
Guvernatori Gavin Newsom ka urdhëruar edhe anulimin e mësimit në të gjitha shkollat në Kaliforninë veriore.