Ish -Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se nëse janë të vërteta pretendimet e presidentit të Serbisë se Kosovës do t’i hiqen nëntë njohje, atëherë “meritat” duhet t’i jepen kryediplomates kosovare.
“Nëse dalin pretendimet e Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve të vërteta, atëherë meritat nuk i ka as Vuçiqi e as Daciqi, por i ka Donika Gërvalla”, ka shkruar ai.
Për këtë ai thotë se Gërvalla i ka hequr nga pozita diplomatët me përvojë që kanë qenë duke punuar me shtetet ku kanë ushtruar ndikimin e tyre Serbia dhe Rusia.
“Donika i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë. Derisa ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre. Në krejt mandatin e saj, Donika është marrë me etablimin e klubeve të diasporës, duke hequr dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare!”.
Në fund, ai ka ironizuar me një deklratë të presidentes Vjosa Osmani.
Po qysh ka thënë edhe presidentja Osmani: “ Kosova, më në fund, ka politikë të Jashtme”.