Live

Memorandumi SHBA -Serbi: Një oficer serb për ndërlidhje vendoset në State Department

15:53 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë, ka njoftuar për nënshkrimin e një memorandumi në mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas marrëveshjes, një oficer serb do të vendoset për ndërlidhje në Departamentin e Shtetit.

Siç raporton N1, Daçiq ka deklaruar se ka dallime në mes Beogradit dhe Uashingtonit, por shton se duhet të kenë marrëdhënie strategjike.

Philips thotë se negociatat për targa e diploma janë të rëndësishme për të rregulluar rrugën drejt një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare me njohje reciproke. Profesori amerikan thotë se do të jetë e pamundur të bëhet paqe nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Negociatat rreth diplomave, kodeve telefonike dhe targave janë të rëndësishme për të vendosur terrenin për një marrëveshje të plotë dhe përfundimtare mbi njohjen reciproke. Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do të jetë e pamundur të ecë përpara drejt paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm”, ka thënë Philips për Gazetën Express.

Philips ka folur edhe për pozitën negociuese të Bashkimit Evropian të cilët për momentin thonë se s’kanë një shkop dhe karotë për Serbinë në mënyrë që ta detyrojnë Serbinë që ta njohë Kosovën.

Ai ka thënë se Brukseli si një lojtar kryesor në proces ka shumë mënyra për ta imponuar një marrëveshje për njohje reciproke.

Philips thotë se nëse BE-ja nuk dëshiron apo s’është në gjendje që të detyrojë një marrëveshje të tillë për njohje reciproke atëherë duhet të ndërhyjë SHBA-ja dhe të përdorë ndikimin e saj për arritjen dhe nënshkrimin e një marrëveshje të tillë me njohje reciproke.

“BE-ja ka shumë mënyra për të detyruar një marrëveshje për njohjen reciproke. Ajo është lojtari kryesor në dialogun e lehtësuar nga BE. Nëse BE-ja nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të detyrojë një marrëveshje, SHBA duhet të përdorë ndikimin e saj për të nënshkruar marrëveshjen”, ka shtuar profesori amerikan.

Sipas tij SHBA ka një ndikim të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shton se për të qenë diplomacia efektive duhet të ketë shpërblime për bashkëpunim dhe ndëshkim për sjellje penguese.

“Uashingtoni ka një ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor. Diplomacia efektive kërkon shpërblime për bashkëpunim dhe ndëshkim për sjellje penguese”, potencon Philips.

Ndërkohë sa i përket presionit të madh ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit, Philips thotë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për zbatimin e marrëveshjes në përputhje me Kushtetutën megjithatë thotë se s’duhet të ketë Asociacion për serbët në Kosovë nëse Serbia nuk e bën të njëjtën gjë për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Qeveria e Kosovës është pajtuar me marrëveshjen për Asociacionin dhe duhet të ndërmarrë hapa për zbatimin e saj. Asociacioni mund të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës edhe pa kompetenca ekzekutive. Paralelisht, Serbia duhet të zbatojë Asociacion edhe për komunitetet ku shqiptarët janë shumicë si Presheva dhe Bujanovci. Nuk duhet të ketë Asociacion në Kosovë pa masë ekuivalente për shqiptarët në Serbi”, ka përfunduar David L. Philips.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...