Live

Arifi për Mustafin: Rrenci më i madh në dy këmbë që ec në Luginë të Preshevës

20:53 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi njihet si “rrenci” më i madh në atë trevë.

Këto deklarata ai i ka dhënë në emisionin “Ditari” në Tëvë1 deri sa fliste për dyshimet për keqpërdorimet në ndarjen e granteve nga fondi 1.2 milion euro që Republika e Kosovës ka ndarë për Luginën e Preshevës.

“…Njihet që 10 vite si rrenc më i madh në luginë të Preshevës. Ju nuk e njihni në Kosovë, s’keni faj, nuk është akuzë ndaj jush. Por ne në Preshevë e njohim Ragmi Mustafin dhe është rrenci më i madh në dy këmbë që ec në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Mustafi i reciton 5 vjersha për 45 mijë euro.

“Mos e merrni shumë parasysh se çfarë shkruan ai, ato janë të pavërteta, ua garantojë. Me rëndësi është që një organizatë që e përfaqëson një person iu cili e quan vetën aktor, edhe pse nuk është aktor por ai mendon ashtu, i reciton 5 vjersha për 45 mijë euro. Kjo është një fakt”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...