Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka dështuar prapë për t’u zgjedhur kryetar dhe kjo ka shkaktuar ngecje të qeverisë amerikane. Një situatë e ngjashme nuk ka ndodhur qysh para kohës të Luftës Civile.
Grupi i djathtistëve në partinë e tij dështoi në përpjekjen e 11-të që t’ia sigurojë votat e nevojshme në ditën e tretë të votimeve, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Republikanët gjatë zgjedhjeve në nëntor fituan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve, mirëpo zgjedhja e kryetarit ka stagnuar punën dhe pamundëson votimin e ligjeve nga anëtarët e saj.
Një grup prej njëzet ligjvënës republikanë po refuzojnë t’ia japin McCarthy-t 218 votat e nevojshme.