Live

KMDLNJ reagon pas sulmit ndaj autobusit në Serbi

13:44 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Lidhur me sulmin ndaj autobusit me bashkatdhetarë nga Kosova, i cili është sulmuar me gurë në Serbi ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

KMDLNJ shpreh shqetësimin se qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi po përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe e qëllimshme nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve deri të vjedhja gjësendeve në veturë.

Gjithashtu ky këshill përmend edhe arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur këtu arrestimin e Nezir Mehmetajn, i cili po mbahet thuajse që dy vjet i arrestuar.

Lidhur me të gjitha këto veprime të Serbisë, KMLDNJ po konsideron se reagimi i institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve ishte simbolik, edhe pse shkelen të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri tek e drejta për jetë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...