Live

Personi që u gjet i varur me litar në Prizren ishte zhdukur qe tre muaj, trupi i ishte dekompozuar

18:13 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sipas raportimit të bërë nga gazeta Sinjali, një person është gjetur sot i varur në një lis në fshatin Zhur të Prizrenit. Por, më e keqja është se ai ishte shpallur i zhdukur nga muaji shtator i vitit të kaluar (2022).

“Trupi i të ndjerit ishte dekompozuar, ku koka u gjet e shkëputur nga trupi dhe fillimisht s’dihej se për kë bëhej fjalë. Megjithatë posa njësitë përkatëse kanë arritur në vendin e ngjarjes, ka nisur verifikimi i rasteve të personave që janë raportuar të zhdukur dhe shenjat e para çojnë se viktima është 49-vjeçari G******.” – thuhet në raportim.

Policia e Kosovës prej datës 19 shtator 2022 kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e prizrenasit.

Edhe më tej ky rast është duke u hetuar nga autoritetet e vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...