Live

Avokatët Kërveshi dhe Ferati mbrojtjen për Azem Kurtajn do ta bëjnë pa pagesë

20:29 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se mbrojtjen për pjesëtarin e FSK-së, Azem Kurtajn së bashku me kolegun e tij nga Ferizaj, Naim Feratin do ta bëjnë pa pagesë.

Kërveshi ka bërë të ditur se për këtë janë autorizuar nga familjari i z. Azem Kurtaj.

Postimi i plotë:

Për gjitha palët e interesuara

Ju njoftojmë se jemi autorizuar nga familjari i z. Azem Kurtaj për përfaqesimin e tij në procedurë penale.

Deri në komunikimin e rradhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër z. Kurtaj siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe keqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërhyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore që na ka shtyrë për tu përfshirë në mbrotjen ligjore të z. Kurtaj.

Përfaqësimi jonë për z. Kurtaj të jetë pa pagesë!

Në ekipën e mbrojtjes do të jet edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit.

Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit.

Ju faleminderit!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...