Policia ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë.
Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur.
I njëjti, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Prishtinë 08.01.2023 – 20:20. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me një rast vjedhje. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë. Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.